Sot është mbajtur mbledhja e parë e Këshillit të Drejtorëve për vitin 2024, në të cilën u diskutua rreth të arriturave gjatë vitit që lëmë pas, për planet e punës së veprimit të drejtorive komunale dhe projekteve për këtë vit.
Në këtë takim, kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, fillimisht ka falënderuar drejtorët për punën dhe përkushtimin në realizimin e punëve gjatë vitit 2023, ndërkohë i ka uruar shëndet dhe rikthim sa më të shpejt drejtorit të Drejtorisë për Bujqësi dhe Pylltari, Naim Pira, që gjendet jashtë vendit për shërim.
Kryetari Haliti gjithashtu ka kërkuar nga drejtorët që të angazhohen maksimalisht në realizimin e qëllimeve, objektivave dhe projekteve dhe kryerjen e detyrave të përcaktuara në përpikmëri, për secilën drejtori përkatëse me qëllimin më të mirë të ofrimit të shërbimeve sa më të mira për qytetarët vitias.
Në këtë mbledhje, temë diskutimi ishte edhe organizimi për pritjen e ish-ambasadorit Wiliam Wolker në Viti, diku ka mesi i këtij muaji, si dhe për fillimin e procedurave ligjore për shpalljen e ambasadorit Wolker, Qytetar Nderi i Komunës së Vitisë.
Përndryshe, u vlerësua se komuna e Vitisë ka përmbyllur vitin 2023 me projekte të shumta në të gjitha drejtoritë e që është mirëpritur nga qytetarët. /2LONLINE/