Ish-ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Greg Delawie, ka thënë se “Serbia është kërcënimi real për paqen në Ballkan e jo Kosova”.
Ai përmes një postimi në llogarinë e vet në “Twitter”, ka thënë se “NATO do ta bëjë punën e saj”, duke iu referuar kërcënimit potencial të paqes nga Serbia.
“Luftënxitës në Ballkan nga Vuçiq. Mos gaboni, Serbia është kërcënimi real për paqen këtu, jo Kosova. KFOR, forca paqeruajtëse e NATO-s, do të bëjë punën e saj. Kjo është një histori e shkruar mire”, ka shkruar ai.