Në seancën e sotme të Kuvendit Komunal të Gjilanit, Isa Agushi, anëtar nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), ka kërkuar që ky Kuvend ta shqyrtojë mundësinë që Edi Rama, Kryeministër i Republikës së Shqipërisë, të shpallet Qytetar Nderi i Gjilanit, transmeton Portali 2LONLINE.com.
Ai tha se e meriton që z. Rama të shpallet Qytetar Nderi i Gjilanit dhe se do të ishte mirë që kjo të bëhet me iniciativë të Kuvendit. Agushit iu sugjerua që një kërkesë të tillë ta procedojë tutje në adresë të Kuvendit.
Përndryshe, rikujtojmë se ndër personalitetet që janë shpallur “Qytetar Nderi” i Gjilanit është edhe Ilir Meta, transmeton 2LONLINE.com/
Kuvendi Komunal i Gjilanit, në vitin 2014, e kishte nderuar me titullin “Qytetar Nderi” kryetarin e atëhershëm të Parlamentit të Shqipërisë, Ilir Metën. /2LONLINE.com/