/IQZH falënderon Shoqatën “ZHEGRA” nga Gjeneva/
Që nga viti 2014, Iniciativa Qytetare e Zhegrës (IQZH), së bashku me Shoqatën “Zhegra” në Gjenevë, filluan aksionin “Ushqim për Skamnorët” dhe deri më tani, së bashku me mërgatën nga Anamorava, por edhe të viseve tjera, është arritur që, çdo të I-rin e muajit, të shpërndahen, pako me 20 artikuj ushqimor dhe higjienik për familjet në kushte të vështira.
Numri i familjeve në kushte të vështira, është rritur shumë krahasuar me 1 janar 2014. Sot, 20 familjeve me gjithsej 100 anëtarë, nga të cilët 56 fëmijë ose të moshës së re, mundohemi që çdo të I-rin e muajit sadopak të zbusim gjendjen e tyre të vështirë.
Surpriza e këndshme na erdhi nga shoqata “Zhegra” nga Gjeneva, e cila kishte vendosur ta bëjë një ftesë anëtarëve dhe bashkëvendëseve tan në mërgatë, që kush sipas vullnetit, Fitrat e këtij muaji të Ramazanit, dërgoj Iniciativës “Ushqim për Skamnorët” për familjet, që siç e cekëm më lart kujdesemi me përkushtim të veçanet që nga 1 janari 2014.
Në vazhdim të këtij aksioni, shprehen dëshirën që mos ta anashkalojmë Fitër Bajramin, edhe pse më 1 korrik 2017, do e bëjmë shpërndarjen e rregullt të artikujve ushqimor e higjienik, ta shënojmë fundin e këtij muaji të shenjtë të agjërimit me festën e Fiter Bajramit.
IQZH-ja, për 20 familje, shpërndau mish, bakllavë dhe pije freskuese, dhe në emër të shoqatës “Zhegra” nga Gjeneva dhe IQZH-së, ua Uroj me lutje drejtuar Zotit të Madhërishëm që t’ua pranoj agjërimin dhe lehtësoj vuajtjet e tyre në jetën e përditshme dhe Uroj Festën e Fitër Bajramit me dëshirat më të përzemërta që gëzimi dhe lumturia në familjet e tyre lulëzoj!
Iniciativa Qytetare e Zhegrës