Ipponi i Pejës me 8 medalje në turneun ndërkombëtar në Maribor të Sllovenisë.
Sot u mbajt turneu ndërkombëtar në Maribor të Sllovenisë për grupmoshat U12, U14 dhe U16, njofton Federata e Xhudos së Kosovës.
Pjesëmarrës atje ishin 27 klube nga Sllovenia, Austria, Bosnja dhe Hercegovina, Kroacia, Ukraina dhe Kosova.
Nga klubi Ippon në këtë turne morën pjesë 11 garues, nga të cilët 4 të artë, 2 të argjendtë, 2 të bronztë, 2 vende të pesta dhe 1 të shtatë.
Bashkë me ta kanë udhëtuar edhe Presidenti i Federatës Agron Kuka si dhe trajnerët Majlinda Kelmendi dhe Fatos Tabaku, njofton Federata e Xhudos së Kosovës.
Të artë
U12
Jon Kuka -35 kg
U14
Roni Reshitaj -50 kg
Sidorela Dodaj -44 kg
Enise Zijade -48 kg
Të argjendtë:
U16
Fiona Kuka -57 kg
Blin Kuka -81 kg
Të bronztë:
U16
Toska Zijade -63 kg
Ruvejda Llonqari +70 kg
Vendet e pesta 5
U14
Elita Gashi -48 kg
U16
Estea Arifaj -52 kg
Vendi i 7-të
U16
Erlule Musaj -52 kg