DYLON

Gripi sezonal: Shtohet numri i personelit dhe një ekip në QMF-në e lagjes Dardania në Gjilan

Gripi sezonal: Shtohet numri i personelit dhe një ekip në QMF-në e lagjes Dardania në Gjilan
Avatar photo Redaksia

Për shkak të  kërkesave të shumta në Qendrat e Mjekësisë Familjare në Gjilan për shërbimin e trajtimit të gripit sezonal, është shtuar numri i personelit, e më parë edhe një ekip në QMF-në e lagjes Dardania

Këtë e ka bërë të ditur vet kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni përmes një postimi në profilin e tij.

EkoHigjiena

Postimi i plotë:

Të dashur banorë të Gjilanit, për shkak kërkesave të shumta në qendrat e mjekësisë familjare për shërbimin e trajtimit të gripit sezonal, ne jemi mobilizuar dhe organizuar për të ofruar shërbim sa më të shpejtë dhe efikas.

Sot është shtuar numri i personelit, e më parë edhe një ekip në QMF-në e lagjes Dardania. Ashtu siç jemi zotuar, ne do të qëndrojmë sa më afër jush, sepse mirëqenia e juaj është primare për ne.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.