Xhudistet kosovare kanë bërë që mbarë bota ta shohë ndryshe Kosovën. Sukseset e tyre tashmë janë dëshmuar në mbarë globin, duke fituar medalje në të gjitha kompeticionet ku kanë marrë pjesë.
Ipponi i Distria Krasniqit në Kampionatin Botëror të xhudos që u zhvillua para një muaji në Japoni është zgjedhur si më i bukuri në kategorinë e femrave dhe i dyti në përgjithësi.
Në garën për medaljen e bronztë, Distria përplasi për tokë spanjollen Abelarda Martinez, duke fituar me një ippon shumë të bukur.