Komiteti Olimpik i Kosovës sot ka pranuar ftesën e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (IOC) për pjesëmarrje në Lojërat Olimpike Tokyo 2020.
Lajmin e dha Komiteti Olimpik i Kosovës, që ka pranuar ftesën e Komitetit Olimpik ndërkombëtar në lojërat olimpike të pas një viti.
Kujtojmë se në Rio 2016, ekipi ynë Olimpik debutoi me medaljen e arit të fituar nga kampionia dhe heroina jonë, Majlinda Kelmendi.
Kosova në këto lojëra olimpike pritet që të përfaqësohet më shumë sportistë në disa disiplina sportive. Sportistët e Kosovës do të marrin pjesë për herë të dytë në garat më kulminante botërore, të cilat mbahen çdo katër vjet.