DYLON

Boksierja kosovare Donjeta Sadiku pësoi humbje nga Caroline Depuis e Britanisë së Madhe

Boksierja kosovare Donjeta Sadiku pësoi humbje nga Caroline Depuis e Britanisë së Madhe
Avatar photo Redaksia

Boksierja kosovare  Donjeta Sadiku garoi sot në Lojērat Olimpike Tokio 2020, por nuk ia doli të ecë tutje rrugëtimin e saj pasi pësoi humbje nga Caroline Depuis e Britanisë së Madhe, kategoria 57 – 60 kg.

Depuis është kampione olimpike për të reja dhe finaliste e turneut kualifikues evropian për Tokio 2020.

EkoHigjiena

“Humbja e sotme boksieren tonë do ta bëjë më të fortë për garat e ardhshme”, vlerëson Komiteti oOlimpik i Kosovës.

Të pranishëm për ta përkrahur Donjetën ishin edhe drejtuesit e KOK-ut në krye me presidentin Ismet Krasniqi, si dhe zëvendësministrja e MKRS-së, Daulina Osmani e Arbër Mehmeti nga Ambasada e Kosovës në Japoni.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.