Sot nga Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme në Prishtinë, është intervistuar një person për veprën lajmërim apo kallëzim i rrejshëm.
Pas zhvillimit të hetimeve, ekzaminimit të vendit të ngjarjes, si dhe sigurimit të provave të tjera, në lidhje me rastin e grabitjes raportuar me datën 16.01.2023, nga hetuesit është vërtetuar se ankuesi ka inskenuar rastin dhe aksidentin dhe i njëjti i ka lajmëruar rrejshëm.
Sot pas intervistimit, në koordinim me prokurorin e shtetit, është bërë rikualifikimi i veprës, dhe ndaj personit të dyshuar :
– A.M, mashkull 23 vjeç, është inicuar rast për lajmërim apo kallëzim të rrejshëm. /2LONLINE/