Futbollisti i Kosovës, Valon Berisha ka bërë një intervist të gjatë për emisionin “Ich bin Albaner” e në të cilën është ndjerë krenarë që luan për Kosovën.
Berisha po ashtu ka thënë “Ska ndjenjë ma t’mirë se me lujt për vendin tënd, ndjehem shumë shumë mirë që kam mund me kontribu për vendin tem”.
Valoni ka treguar se e do shumë futbollin dhe se fitorja kryesore për të ka qenë kundër Çekisë dhe ndjehet mirënjohës që trajneri e ka fut në lojë.
Ai shtoi se nga trajneri marrin shumë motivim dhe sipas tij kjo është shumë e rëndësishme.
Futbollisti i Kosovës tregoi po ashtu që babi i tij ka punuar shumë për t’i ndihmuar edhe familjarët të cilët jetojnë në Kosovë “I ka majt dy, tre puna për me majt familjen, edhe jo veq neve në Norvegji po edhe për tjeret në Kosovë”.
Kurse i pyetur nga gazetari se si ka mundësi që flet kaq mirë shqip edhe pse ska jetuar në Kosovë ai tha “kjo është falë prindërve, faleminderit zotit na kan nejt gati prej që jem kon fmi, nuk bon me harru gjuhen, nuk e di qysh kisha mujt me shku në Kosovë e mos me fol shqip”.
Valoni tregoi se ka pasur oferta edhe nga kombëtarja norvegjeze që të lunate për ta “Norvegjia më ka ofru çdo gjë për me nejt te ta”.