“Ekipet emergjente komunale edhe gjatë vikendit kanë qenë gjatë tërë kohës në terren, për të intervenuar aty ku ishte nevoja”, thuhet në një njoftim të Komunës së Kamenicës.
Berivojcë, Dragoc, Lajçiq, Moqar, Hajnoc, Velegllavë janë disa nga lokalitetet në të cilat është punuar të shtunën dhe të dielën, për t’i mundësuar qytetarëve qarkullim më i lehtë.
“Në intervenime në rrugë përpos ekipeve komunale emergjente, kanë ndihmuar edhe disa kompani private.
Komuna e Kamenicës falënderon të gjithë qytetarët për mirëkuptimin, si dhe kompanitë private për ndihmën”./2LONLINE.com/