Kandidatët për deputetë nga Nisma Socialdemokrate, Isa Musliu dhe Mimoza Kadriu kanë marrë sot mbështetjet nga qytetarët gjilanas.
Musliu që është edhe Shef i Shtabit Zgjedhor i Nisma Socialdemokrate në Gjilan dhe Mimoza Kadriu, që të dy kanë marrë mbështetje në garën e tyre për deputetë të Kuvendit të Kosovës, pasi qytetarë të Gjilanit në një takim që patën me ta, u shprehën se do t’i mbështesin kandidaturat e tyre dhe premtuan se mbështetja nuk do të mungojë dhe do t’u ofrohet në çdo hap.
Gjatë bashkëbisedimit u diskutua për çështjet që i preokupojnë qytetarët e Gjilanit për të cilat, kandidatët e Nisma Socialdemokrate, Isa Musliu dhe Mimoza Kadriu, u zotuan se do t’i kenë pjesë të agjendës së tyre.
- Mr.sc Isa Musliu, nr. 13
- Mimoza Kadriu, nr. 9
- #Meçlirimtarët
- e sponsorizuar