Pep Guardiola është njëri nga trajnerët më të pasur në histori të futbollit.Trajneri i Manchester Cityt e ka veshur hiq më pak se 30 herë këtë edicion një xhemper ngjyrë hiri.
Tifozët e klubit anglez kanë kërkuar shumë të blejnë një të tillë, por kanë mundur të marrin vetëm të ngjashëm dhe jo të njëjtë si të Guardiolas.
Pep Guardiola tani ka vendosur ta hedh në ankand trikon e tij në faqen zyrtare të Cityt, ku parat e fituara nga shitja e trikos së spanjollit do të përdorën për bamirësi.
“Tani është verë dhe nuk më duhet më, do të jetë në ankand”, tha Guardiola duke qeshur.
48-vjeçari e ka bartur këtë triko pasi i ka sjell shumë fat duke arritur t’i fitojë katër trofe në Angli. Fillimisht City fitoi Superkupën e Anglisë, Kupën e Ligës, titullin e kampionit dhe në fund Kupën FA.