Superliga e Kosovës në futboll ka përfunduar sot, dhe kampione e kampionatit 2019/2020 është FC Drita. Këtë titull skuadra kaltër e bardh e kishte siguruar një javë më parë, ndërsa ndeshja e sotme ndaj Ballkanit në Therandë u mbyll me fitore të vendasve, 2:1, shkruan 2LONLINE.com.
Ky është titulli i tretë në histori të klubit Drita, dhe për ta mbështetur skuadrën dhe për ta festuar titullin në vendin e ngjarjes, qindra tifozë nga Gjilani kishin udhëtuar për në Therandë.
Aty u pritën nga tifozët vendas, të cilët kishin përgatitur një hapësirë festive për “Intelektualët”, kjo pasi për shkak të virusit Covid 19 nuk u lejuan të hyjnë grumbull në stadion, transmeton 2LONLINE.com.
https://www.facebook.com/1998intelektualet/posts/992561547841374
Festa kishte filluar që nga arritja në Therandë, kurse para ndeshjes për ata u përshëndetën edhe nga futbollistët dhe menagjmenti i klubit.
Në fund, “Intelektualët” festuan titullin dhe kupën e kampionit, të cilët e morën futbollistët në fushë, gjersa brohoritjet nuk u ndalën për një kohë nga jashtë stadiumit.
https://www.facebook.com/arianit.kerqeli/posts/10157521253407874
Skuadra bardh e kaltër kampione tashmë janë nisur për në Gjilan, sikurse edhe tifozët e tyre për ta sjellë titullin në qytetin që jeton me Dritën.
https://www.facebook.com/wisarbeqiri/posts/3077524712337499