Një tërmet i fuqishëm ka ndodhur në Shqipëri, ku ka edhe të vdekur. Shumë persona janë lënduar, ndërsa ndihma për familjet në Shqipëri nuk ka munguar nga çdo shqiptar.
Tifo grupi i Dritës, “Intelektualët” kanë marrë një iniciativë për t’i ndihmuar të prekur nga tërmeti në Shqipëri.
Nga ora 14:00 ‘Intelektualët’ janë para teatrit të qytetit në Gjilan, duke mbledhur mjete financiare, gjëra ushqime e veshmbathje.
Tifo grupi gjilanas do të qëndrojë aty deri në orët e vona dhe pastaj do t’i nisë ndihmat drejt Shqipërisë.
Akoma janë në pritje të dorës së zgjatur të humanitetit dhe me pas ndihmat e grumbulluara do t’i dergojne drejt Shqiperise.