Ministri i Mbrojtjes i Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, përmes një postimi në profilin e tij, ka bërë me dije se instruktorët ushtarakë amerikan kanë stërvitur kadetët e Akademisë së Mbrojtjes.
Postimi i plotë:
Instruktorët ushtarakë amerikan stërvitin kadetët e Akademisë sonë të Mbrojtjes.
Në kampin “Bondsteel”, kadetët e QSU-së të Akademisë sonë të Mbrojtjes, stërviten nga instruktorë amerikan për evakuim mjekësor me helikopter (AeroMedEvac).
Forca e Sigurisë së Kosovës dhe kuadrot e saj të reja të oficerëve edukohen dhe stërviten sipas praktikave më të avancuara të ushtrisë amerikane.
Mirënjohje e përjetshme për ushtarakët e SHBA-së që ofrojnë eksperiencën dhe kapacitetet e tyre në zhvillimin e shkathtësive profesionale të kuadrove tona. /2LONLINE.com/