DYLON

Sot në Kosovë po votohet në 21 Komuna, në garë edhe Gjilani, Vitia e Kamenica

Sot në Kosovë po votohet në 21 Komuna, në garë edhe Gjilani, Vitia e Kamenica
Avatar photo Redaksia

Sot në 21 komuna të Kosovës, po  mbahet raundi i dytë i zgjedhjeve  lokale. E në këtë garë janë edhe komuna e anamoravës, Gjilani, Vitia e Kamenica.

Në Gjilan gara zhvillohet mes Alban Hysenit të Vetëvendosjes dhe Lutfi Hazirit të LDK-së.

EkoHigjiena

Në Viti, në mes të Sokol Halitit të LDK-së dhe Arsim Ademit të Vetëvendosjes dhe në Kamenice, në mes të Qëndron Kastratit të PSD-së dhe Kadri Rahimaj të Vetëvendosjes.  

Pçrndryshe, raundi i dytë i zgjedhjeve po mbahet pas zgjedhjeve të rregullta të 17 tetorit të cilat u zhvilluan në tërë territorin e Kosovës, por se 21 komuna shkuan në balotazh. Pas fushatës pesëditore që nisi me 8 nëntor, sot po votohet. 

Të gjitha qendrat e votimeve janë hapur në orën 07:00 dhe do të mbyllen në orën 19:00. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.