Zgjedhjet (dita e votimit) po afrohen dhe ka mbetur veq edhe pak kohë, që qytetarët e Kosovës tu mësyjnë qendrave të votimit dhe aty, do jenë kutitë e votimit në pritje.
Nuk ka dilemë se, aty brenda këtyre kutive, do jetë vullneti i qytetarit, do jetë vota e tij e lirë per atë qe ai mendon se është më i miri, më preferuari, më i dashuri dhe më i besuari i tij.
Dhe të mos dyshojnë, le tu drejtohen kutive te votimit, le të votojnë dhe të jenë shumë të lirë në vendosjen e votës sipas vullnetit dhe dëshires së tyre, jashte çdo mundësie për frikë nga manipulimi dhe cënimi të kësaj lirie në votim, e thotë shumë i vendosur, Kryeprokurori I PTH në Gjilan, Jetish Maloku.
Vota e tyre do jetë votë e shenjtë, votë që tregon testin demokratik në shtetin e ri dhe me standarde të larta demokratike . Ne do jemi gardian i vullnetit dhe dëshirës suaj për votim të lirë e demokratik. Si asnjëherë më parë do bëjmë të pamundurën, që bashkë edhe me institucione tjera të sigurisë dhe rendit, sidomos me institucionin e policies. Të krijojmë ambient të qetë dhe të sigurtë dhe kundër të gjithë atyre që tentojnë tua rrëmbejnë këtë liri të votimit, t’ua cënojnë dhe t’ uazbehin këtë vullnet dhe deshirë tuajën, pavarësisht kush është dhe prapa tij kush qëndron.
Institucioni I Prokurorisë do jetë aty me ju gjatë gjithë kohës së votimeve, do e vëzhgojmë dhe do privojmë nga liria aty per aty, secilin kryes për çfardo veprimi inkriminues, pavarsisht është qytetar i rëndomtë, apo person zyrtar, që do lendojë këtë proces të votimit, të gjithë ata që do tentojnë të pengojnë, të ndikojnë në përcaktimin e vullnetit tuaj, të shantazhojnë, të mashtrojnë, të falsifikojnë, të blejnë apo shesin votën tuaj, të premtojnë dhurata e favore të pamerituara, të votojnë njëherë apo shumë herë për vete apo për tjetrin, të ndërrojnë apo te hyjnë shumë herë në lista të votimit, të mbushin kutitë e votimit me fletëvotime në qendrat e votimit, të pengojnë votimin në keto qendra të votimit etj.
Të gjithë ata manipulues të mundshëm që tentojnë të bëjnë këtë votim të dyshimt, të kontestueshëm, do ballafaqohen me forcën e ligjit dhe shtetit, pa asnjë dyshim. Ne do jemi aty, me të gjithë qytetarët e ANAMORAVES, që ata të jenë shumë të lirë në vendosjen e votës së tyre, sipas vullnetit që ata e mendojnë.
Nga ora shtatë(7) e 22 tetorit, në ditën e zgjedhjeve, do jemi bashkë me ekipet mobile, me institucionin e Policisë, ne secilën komunë të këtij regjioni , me prokurorë në këto ekipe, në mënyrë që të jemi afër me gjithe zyrtaret-anëtarë të komisioneve zgjedhore, me vëzhgues vendor e nderkombtarë, të tregojmë se do të krijojmë ambient të sigurtë dhe të lire për shprehjen e vullnetit të lirë të qytetarëve, që varet e ardhmja jonë dhe mbarë shoqerisë sonë, si një test për një sundim të ligjit dhe rendit dhe do tregojmë imazhin e vërtetë për këtë shtet të ri e demokratik.
Edhe njëherë: votoni, votoni e votoni, ju jeni vullneti dhe liria për votim te lirë. Urime, përfundon Kryeprokurori Maloku.