Presidenti serb Tomislav Nikoliq, kishte bërë kërkesë për të qëndruar në Kosovë gjatë Krishtlindjeve Ortodokse, por kjo vizitë atij i është refuzuar. Këtë refuzim ai e ka marr nga institucionet e Kosovës, e jo nga EULEX-i.
Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi e ka konfirmuar këtë për RTK-në, ku ka thënë se kërkesa u refuzua me arsyetimin se vizita të liderëve serb mund të ndodhin vetëm në bazë të reciprocitetit, pra kur edhe liderët e institucioneve të Kosovës të lejohen të vizitojnë shqiptarët në Luginë të Preshevës.
Ky vendim, tha Kuçi është marrë edhe pas konsultimeve më partnerët ndërkombëtarë. Kërkesa për vizitë ishte adresuar nga presidenti serb, fillimisht në zyrën e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe e njëjta iu është përcjell autoriteteve të Kosovës që dhanë përgjigje negative.
Ky vendim ka irrituar autoritetet në Serbi. Në një reagim të saj presidenca serbe ka shprehur siç thuhet zhgënjimin me misionin e EULEX-it, pasi ky mision nuk është përgjigjur ende zyrtarisht ndaj kërkesës së presidentit të Serbisë.