DYLON

Musliu: Prishtina t’i tregojë muskujt!

Avatar photo Redaksia

(2LONLINE) – Nuk do të lejojmë të nëpërkëmben as ideali i dëshmorëve, as pllaka përkujtimore, e as simbolet kombëtare, ka thënë Jonuz Musliu, ish-shefi politik i Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, njëherazi lider i Lëvizjes së Progresit Demokratik.

“Nuk e di pse ua vret syrin zyrtarëve të Beogradit ajo përmendore, e cila nuk është vendosur në qendër të Preshevës për të provokuar askënd. Jo vetëm ne, por çdokush respekton dëshmorët “, ka thënë Musliu për “Epokën e Re”.

EkoHigjiena

Ai shton se beson se nuk do të ndodhë prishja e pllakës përkujtimore kushtuar dëshmorëve, por deri te zgjidhja e çështjes shqiptare në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc. Përkitazi me këtë, ai ka kërkuar nga Prishtina “t’i tregojë muskujt në zgjidhjen e çështjes së shqiptarëve në Luginën e Preshevës”.

“Pllakën s’e heqim. Nëse tenton Beogradi ta heqë, nuk dihet si do të reagojmë”, ka thënë ndër të tjera ai./Titulli.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.