Drejtoria e Inspeksionit në Gjilan, ka vazhduar me aksion ndaj bizneseve të cilët veprojnë kundërligjshëm, thuhet në njoftimin e kësaj drejtorie.
Me këtë rast, inspektorët e kanë ndëshkuar një biznes tek i cili çmimi i produktit në raft nuk është përputhur me çmimin në arkën fiskale .
Bazuar në dispozitat ligjore, ky veprim është bërë për mbrojtje të konsumatorit dhe se shitësi ka për obligim t’i garantoj qytetarit se çmimi i paguar do të jetë i njëjtë me çmimin e ekspozuar , thuhet në njoftimin e kësaj drejtorie. /2LONLINE/