Inspektorati i Tregut dhe Veterinarisë sot ka mbyllur një lokal në Kamenicë.
Lokali i cili ushtronte veprimtarinë e shërbimeve rekreative (biljard, flipera, pingpong), është mbyllur përkohësisht nga Inspektorati për shkak që nuk ka certifikatë të regjistrimit, dhe se nuk ka pëlqim për ushtrimin e veprimtarisë nga organi kompetent.
Lokalit i ndalohet përkohësisht veprimtaria nga inspektorati komunal deri në pajisjen me certifikatë të regjistrimit të biznesit dhe pëlqimit për ushtrimin e veprimtarisë.