Inspektorati i Tregut dhe Veterinarisë sot ka mbyllur një lokal në fshatin Koretin të Komunës së Kamenicës.
Lokali i cili ushtronte veprimtarinë e shërbimeve Kafiteri, ishte i hapur pa certifikatë të biznesit për ushtrimin e veprimatrisë dhe pa pëlqim nga organi kompetent.
Lokalit i ndalohet përkohësisht veprimtaria nga inspektorati komunal, deri në pajisjen me certifikatë të regjistrimit të biznesit dhe pëlqimit për ushtrimin e veprimtarisë.