DYLON

Gjilani nuk e pranon represionin dhe mbylljen e dhunshme të lokaleve

Gjilani nuk e pranon represionin dhe mbylljen e dhunshme të lokaleve
Avatar photo Redaksia

Reagim i kryetarit të Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri.

Sapo u njoftova nga rrugë jo zyrtare dhe nëpërmjet rrjeteve sociale se Njësitë ndëshkuese të qeverisë së Republikës kanë mbyllur restorante e kafiteri, përfshirë Maroa e Mono, duke ndëshkuar bizneset familjare në Gjilan pa asnjë arsye të qëndrueshme ligjore, duke anashkaluar inspekcionin e Komunës dhe kryeshefin ekzekutiv të Komitetit për parandalimin e përhapjes së COVID-19, kryetarin e Komunës.

EkoHigjiena

Ftoj organet e shtetit që në Gjilan të mos sillen me ‘shkopin’ e ligjit, sepse ky vend ka zot shpije dhe ato lokale kanë pronarë.

Deri nesër në mesditë kërkoj të largohen masat parandaluese. Harrojeni që e ngulfatni Gjilanin në zgjedhje sepse s’mund të fitoni me dhunë. I vetmi përfaqësues zyrtar sipas ligjit për emergjenca civile, ku përfshihen edhe institucionet tjera vartëse, në këtë rast edhe në pandemi, është kryetari i Komunës, i cili është kryeshef ekzekutiv, pa autorizimin e të cilit s’mund t’i hapni e mbyllni asnjë lloj biznesi.

Sot nuk e kemi asnjë pacientë me COVID-19 në Spitalin e Përgjithshëm të Gjilanit, derisa i kemi vetëm 9 raste në vet-izolim.

Sa për dijeni, Gjilani ka udhëhequr prej fillimit me masa anti – COIVD-19, por nuk e pranon represionin dhe mbylljen e dhunshme të lokaleve në kohën kur të rinjtë duhet ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre private.  /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.