• INFO+
  • POLITIKË
  • NACIONALE
  • POLICIA
  • OP/ED
  • SPORT
  • ART/KULT
  • SHNETA
  • TJERA+
    • LUGINA
    • GJYKATË/PROKURORI
    • N'RRJET
    • RROTULL
    • MAGAZINA
    • PROMO
    • 2LTV
    • NJOFTIME/SHPALLJE
Nacionale

Inspektorati i MINT largon nga tregu punime nga metalet e çmuara, që janë shitur në kundërshtim me ligjin

Redaksia 2LONLINE 28 Dhjetor, 2021 3 min
 Inspektorati i MINT largon nga tregu punime nga metalet e çmuara, që janë shitur  në kundërshtim me ligjin

Inspektorati i Tregut në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë  (MINT), gjatë muajit Dhjetor 2021 ka inspektuar disa Operator Ekonomik të cilët merren me tregtinë e punimeve nga metalet e çmuara (Ari dhe Argjendi).

Me këtë rast Inspektorati i Tregut i MINT, ka larguar nga tregu një numër të konsiderueshëm të punimeve nga metalet e çmuara, të cilat janë vendosur në treg për konsumator në kundërshtim me dispozitat e Ligjit Nr.04/L-154 Për Punimet nga Metalet e Çmuara. Operatorët Ekonomik para vendosjes në treg të punimeve nga metalet e çmuara, kanë për obligim që punimet të kontrollojnë dhe të shënojnë me shenjën e harmonizimit (e cila vërteton saktësinë e pastërtisë së punimit nga metali i çmuar).

Shenja e harmonizmit vendoset në Laboratorin e Punimeve nga Metalet e Çmuara në Agjencinë e Metrologjisë së Kosovës/MINT. 

Inspektorati i Tregut do të vazhdojë inspektimet në bashkëpunim me Doganën e Republikës së Kosovës, derisa të sigurohemi që të gjithë Operatorët Ekonomik të cilët merren me tregtimin e Punimeve nga Metalet e Çmuara, janë duke respektuar dispozitat ligjore në fuqi.

Në të njëjtën kohë ju bëjmë thirrje konsumatorëve që gjatë blerjes së punimeve nga metalet e çmuara (Ari dhe Argjendi), të kërkojnë nga Operatori Ekonomik të  dëshmojë që punimet janë të shënuara me shenjën e harmonizimit. Në rast se punimi nga metali i çmuar nuk është i shënuar, luten konsumatorët të refuzojnë blerjet dhe të njoftojnë inspektoratin e tregut në MINT.

Inspektorati i Tregut, ka iniciuar kërkesat për fillimin e procedurës kundërvajtëse pranë Gjykatës Themelore në Prishtinë, për Operatorët Ekonomik dhe pritet që këto lëndë të trajtohet konform dispozitave ligjore në fuqi.

MINT dhe Inspektorati i Tregut janë të përkushtuar përherë për mbrojtjen e konsumatorëve dhe  konkurrencës të drejtë në treg. /2LONLINE/

Etiketa:aktuale inspektorati metalet e çmuara Mint
Previous post
Next post
Lajmet e fundit
Nacionale

Kryeministri Kurti: Historia e Familjes Jashari duhet të rrëfehet ashtu siç e

2 Korrik, 2022
Sport

Ja me cilët lojtarë SC Gjilani përmbylli bashkëpunimin

2 Korrik, 2022
Politikë

LDK: Pushteti i VV-së po i realizon premtimet për militantët e tyre

2 Korrik, 2022
Nacionale

Kryeministri Kurti bisedoi për procesin e vetingut me udhëheqësit e subjekteve politike

2 Korrik, 2022
Lajme të ngjashme

Kryeministri Kurti: Historia e Familjes Jashari duhet të rrëfehet ashtu siç e meriton, me dinjitet dhe me krenari

2 Korrik, 2022

Eco-Higjiena shënon dhjetëvjetorin e punës: Punuam si ekip arritëm suksese

2 Korrik, 2022

Parashikimi i motit për sot

2 Korrik, 2022

Novobërdë: Del nga shtëpia dhe nuk kthehet më

2 Korrik, 2022

Shkolla “Musa Zajmi” bëhet tërësisht e qasshme për fëmijët me aftësi të kufizuara

1 Korrik, 2022

Forcës së Sigurisë së Kosovës i shtohen edhe 17 oficerë të rinj të karrierës

1 Korrik, 2022

Rr. Ahmet Gashi p.n. Gjilan, 60000, Kosovë

+383 44 177 281

[email protected]
[email protected]

Kontakti
Raporto
Media Sociale
Numra me rëndësi
Harta e faqes
Shkruaj për 2LONLINE
Fillimi
Info+
Politikë
Nacionale
Policia
Op/Ed
Sport
Art/Kult
Shneta
Lugina
Gjykatë/Prokurori
N'rrjet
Rrotull
2LTV
Njoftime/Shpallje
Magazina
Promo

Ky portal mirëmbahet nga N.SH. 2lonline.com. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin paraprak nga 2lonline.com. Për shfrytëzimin e materialit të këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

Kushtet e përdorimit
Politikat e privatësisë
Impresum
Marketingu
2010 - 2022. Të gjitha të drejtat e rezervuara | 2lonline.com