Autoritetet policore kanë bërë me dije se në fshatin Rogaqicë të Kamenicës, njësitë policore në bashkëveprim me inspektorët farmaceutik kanë inspektuar barnatoren, pronë e të dyshuarit mashkull K/Shqiptar, i cili nuk posedonte licencë për punë.
“Nga ana e inspektorëve farmaceutik janë konfiskuar 600 lloje barnash në vlerë rreth 6000-7000 euro”, thuhet në raportin e policisë.
Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.
/fotoilustruese/