Autoritetet policore kanë bërë me dije se në Livoç të Epërm të Gjilanit janë arrestuar tre të dyshuar për një grabitje që, sipas policisë, doli të jetë e inskenuar.
Në raportin e policisë thuhet se njëri prej të dyshuarve derisa ka qenë duke punuar në një kompani, dy të dyshuarit tjerë ia kanë grabitur një shumë parash prej 1376€.
Gjatë intervistimit është vërtetuar se rasti është inskenuar në bashkëveprim mes të dyshuarve
Raporti i policisë:
GRABITJE
Livoq i Epërm, Gjilan 25.01.2022-21:30. Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që njëri prej tyre derisa ka qenë duke punuar në një kompani, dy të dyshuarit tjerë i kanë grabitur një shumë parash prej 1376€. Gjatë intervistimit është vërtetuar se rasti është inskenuar në bashkëveprim mes të dyshuarve. Me vendim të prokurorit të njëjtit janë dërguar në mbajtje.