• INFO+
  • NACIONALE
  • POLITIKË
  • POLICIA
  • OP/ED
  • SPORT
  • ART/KULT
  • SHNETA
  • Tjera
    • LUGINA
    • GJYKATË/PROKURORI
    • N’RRJET
    • RROTULL
    • MAGAZINA
    • PROMO
    • 2LTV
    • NJOFTIME/SHPALLJE
  1. Fillimi
  2. Opinion
  3. Për shpërblimin e antishtetërorëve të mos ndëshkohen qytetarët!
Opinion

Për shpërblimin e antishtetërorëve të mos ndëshkohen qytetarët!

Redaksia 2LONLINE 26 Janar, 2022 6 minuta lexim
 Për shpërblimin e antishtetërorëve të mos ndëshkohen qytetarët!

Shkruan: Florim Zeqa

Qeverisja e LVV-së në nivelin qendror është duke e vërtetuar se institucionet e shtetit nuk mund të udhëheqen nga adoleshentët, gjegjësisht nga politikanët pa përvojë dhe njerëzit e  pasprovuar në qeverisjen lokale! Mungesa e kuadrove me përvojë në ministritë përkatëse të qeverisë është duke u reflektuar negativisht në politik-bërjen dhe rezultatet konkrete të qeverisjes aktuale!

Prolongimi i dialogut ndihmon Serbinë, ndëshkon qytetarët e Kosovës

Mangësitë e qeverisjes së LVV-së është duke i shfrytëzuar opozita për interesa partiake, duke kritikuar për gjithçka dhe për çdo gjë, duke harruar (me qëllim) edhe përgjegjësitë që mbajnë për zhvatjen dhe degradimin e shtetit përgjatë qeverisjes 20 vjeçare!

Ata që deri dje ishin në pushtet (opozita) me plot të drejtë mund ta kritikojnë kryeministrin Albin Kurti për mosmbajtjen e premtimeve elektorale, por nuk e kanë të drejtën ta akuzojnë Albin Kurtin për krizën globale energjetike dhe as atë pandemike!

Sikurse që nuk mund ta akuzojnë Albin Kurtin për problemet e trashëguara në Veri të vendit, respektivisht për mospagesën e rrymës dhe të ujit nga serbët lokal të asaj pjese të pakontrolluar nga shteti i Kosovës!

Le të delë dikush nga politikanët kosovarë, qoftë nga pozita apo opozita që mund t’i kushtëzojë serbët e veriut me ç’kyqje nga rrjeti energjetik apo i ujit për mospagesë, menjëherë po e ngrisim në majat e shtetit!

Siq dihet, edhe në të kaluarën ka pasur tendenca për inkasim të rrymës dhe ujit edhe në Veri, por të menjëhershme kanë qenë reagimet e autoriteteve ndërkombëtare prezente në Kosovë, gjë të cilën nuk po mund e bën as Albin Kurti me qeverinë e tij!

Dikujt mund t’i duket gjë e vogël shfrytëzimi i rrymës dhe ujit pa pagesë nga serbët e katër komunave veriore, por dëmet që po i shkaktojnë sistemit energjitik dhe atij ujor janë marramendëse, pasojat e të cilave po i paguajnë qytetarët e Kosovës me faturat e fryera të rrymës dhe të ujit!

Meqë është kështu, Qeveria e Albin Kurtit duhet të jetë më e interesuar sesa Qeveria e Bernabiqit për gjetjen e zgjidhjes përfundimtare me Serbinë! Në të kundërtën, duhet ta mbajë premtimin elektoral për uljen e çmimit të rrymës për qytetarët e Kosovës.

Qeveria dorëlirë për antishtetërorët, e ngurtë për shtetasit e saj

Nëse Qeveria Kurti pa asnjë problem i gjenë milionat për pagimin komplet të rrymës për antishtetërorët (serbët e veriut), le t’i gjenë ku të dojë paratë për mbulimin e kostos shtesë të çmimit të energjisë elektrike për qytetarët e shtetit të Kosovës.

Justifikimet e opozitës për mosndërtimin e një Termocentrali të ri janë të paqëndrueshme, ngase nuk ka ligj ndërkombëtar që e ndalon përdorimin e thëngjillit së paku deri në vitin 2050.

Derdhja e “lotëve të krokodilit” e opozitës për mbrojtjen e qytetarëve nga rritja e tarifave të energjisë elektrike, kur për 2 dekada sa ishin në pushtet nuk arritën të ndërtojnë kapacitetet energjetike, anipse Kosova është superfuqi evropiane dhe njëra ndër tri shtet më të fuqishme botërore sa i përket rezervave të thëngjillit!

Deri në vitin 2050 mund t’i shfrytëzonim pasuritë tona për prodhimin e energjisë elektrike për nevojat e qytetarëve dhe për eksport të energjisë në shumë vende të rajonit dhe më gjërë!

Edhe sikur ta kishim të pamundur ndërtimin e Termocentralit nga kufizimet e BE-së, askush nuk mund t’na pengonte në eksploatimin dhe eksportimin e thëngjillit jashtë kontinentit tonë, në ato vende ku thëngjilli është i kërkuar si lëndë e parë për prodhimin e energjisë elektrike dhe për nevojat e konsumatorëve për ngrohje apo zhvillim të bizneseve afariste.

Shumica e deputetëve opozitarë bashkë me liderët e tyre partiakë që sot po ua “çajnë hallin” qytetarëve, për 2 dekada sa ishin në pushtet nuk gjetën kohë për përmirësimin e jetës së qytetarëve, ngase ishin të zënë me tender dhe privatizim të egër në përvetësimin e pasurive publike dhe shoqërore për vete dhe familjarët e tyre!

Si rezultat i kësaj, sot është e pamundur të gjeshë ndonjë ndërmarrje publike apo shoqërore, bjeshkë apo tokë bujqësore, lumenjë apo pasuri natyrore që nuk janë të përvetësuara (zhvatura) nga klasa aktuale politike. Kur është në pyetje përvetësimi i pasurive natyrore, nuk qëndrojnë keq as disa nga personalitetet e njohura të LVV-së që çirren e shtirren si shpëtimtarë të shtetit të Kosovës! /2LONLINE/

Etiketat:Florim Zeqa Kosova Opinion Qeveria rekomandojmë
Postimi i mëparshëm
Postimi i radhës
Lajmet e fundit
Nacionale

Komandanti i FSK-së përcolli nga afër stërvitjet e këmbësorisë në Ajova

22 Maj, 2022
Art/Kult

Solokëngëtarja Elona Sadiku nga Gjilani fitoi vendin e parë në garat e

22 Maj, 2022
Policia

Policia e Kosovës: 1 mijë e 561 gjoba trafiku, 64 aksidente, prej

22 Maj, 2022
Opinion

Kosova e penalizuar nga bashkësia ndërkombëtare!

22 Maj, 2022
Lajme të ngjashme

Komandanti i FSK-së përcolli nga afër stërvitjet e këmbësorisë në Ajova

22 Maj, 2022

Policia e Kosovës: 1 mijë e 561 gjoba trafiku, 64 aksidente, prej tyre 24 me të lënduar

22 Maj, 2022

Kosova e penalizuar nga bashkësia ndërkombëtare!

22 Maj, 2022

Komandanti i FSK-së nënshkroi marrëveshje bashkëpunimi me Komandantin e Gardës Kombëtare të Ajovës

20 Maj, 2022

Në KDS u mbajt ceremonia e betimit të 257 ushtarëve të rinj të FSK-së

20 Maj, 2022

Shoqata e bletërritësve “Luzma”, në Kamenicë, shënoi Ditën Botërore të Bletarisë

20 Maj, 2022

Rr. Ahmet Gashi p.n. Gjilan, 60000, Kosovë

+383 44 177 281

[email protected]
[email protected]

Kontakti
Raporto
Media Sociale
Numra me rëndësi
Harta e faqes
  • Info+
  • Nacionale
  • Politikë
  • Policia
  • Op/Ed
  • Sport
  • Art/Kult
  • Shneta
  • Lugina
  • Gjykatë
  • N'rrjet
  • Rrotull
  • 2LTV
  • Njoftime/Shpallje
  • Promo
  • Magazina

Ky portal mirëmbahet nga N.SH 2lonline.com. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin paraprak nga 2lonline.com. Për shfrytëzimin e materialit të këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

Kushtet e përdorimit
Politikat e privatësisë
Impresum
Marketingu
2010 - 2022. Të gjitha të drejtat e rezervuara | 2lonline.com