DYLON

Shkaku i pandemisë ndryshon kalendari i shfaqjeve në “Talia 2022”

Shkaku i pandemisë ndryshon kalendari i shfaqjeve në “Talia 2022”
Avatar photo Redaksia

Shfaqja “Marksistë-Leninistët e Zvicrës”, prodhim i Teatrit Adriana – Ferizaj, e cila ka qenë e planifikuar për t`u dhënë sonte, e mërkurë, 26 janar, në kuadër të Festivalit të Dramës Shqipe, ANULOHET për shkak se njëri nga aktorët ka rezultuar pozitiv me Covid 19.

Në vend të saj, do të reprizohet shfaqja ‘Viganët’, prodhim i Teatrit të Gjilanit.

EkoHigjiena

Për të gjithë ata që nuk kanë pasur ftesa dhe nuk kanë mundur të shohin premierën e shfaqjes “Viganët”, janë të mirëseardhur sonte, në reprizë, pa pagesë, thotë drejtori i Tetarit, Erson Zymberi.

Repriza e shfaqjes “Viganët” fillon nga ora 18:00 dhe rezervimi është i obliguar.

Per informata dhe rezervime: Tel 045 222 525. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.