Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë me dije se Policia e Kosovës , Njësia e Hetimeve në Viti, përmes rrugëve operative kanë pas informata se në shtëpinë e të dyshimtit, banor i fshatit Beguncë të Vitisë, ka armë.
“Është zbatuar një urdhër kontroll i dhënë nga gjykatësi i procedurës paraprake, të Gjykatës Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda. Me qenë se i dyshuari A. I. është djali i zyrtarit policor, në kontroll ka marrë pjesë edhe Inspektorati policor i Kosovës dhe hetues të njësive rajonale të Hetimeve”, ka thënë zëdhënësi Hashani.
Sias tij, gjatë kontrollit të shtëpisë dhe objekteve përcjellëse të të dyshimtit A. I. (1986) nga fshati Beguncë, komuna Viti, janë gjetur dhe konfiskuar armët e poshtëshënuara:
dy armë automatike AK-47,
katër armë pistoleta të llojeve të ndryshme dhe
një sasi e konsiderueshme e municionit të kalibrave të ndryshme si dhe
disa gëzhoja të shkrepura në oborrin e shtëpisë së tij.
“Lidhur me këtë rast është informuar prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar që armët dhe municioni të konfiskohet, kurse ndaj të dyshimtit për posedim ilegal të armëve ilegale të iniciohet procedurë penale për “armëmbajtje pa leje” dhe “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”. I dyshuari A. I. nuk është takuar pasi momentalisht gjendet në Zvicër ku punon dhe jeton”, ka bërë me dije zëdhënësi Ismet Hashani. /2LONLINE.com/