Ministria e Ekonomisë së Serbisë ka shpallur shitjen e Industrisë së Duhanit në Bujanoc (DIB) me çmimin fillestar prej 2,06 milion euro ndërsa oferta e hapjes do të jetë më 2 shtator.
Në shitjen janë ofertuar 57,9 % të kapitalit të përgjithshëm, afati për lajmërim të pjesëmarrjes është 31 Gushti dhe gjithashtu është e obliguar pagesa e depozitës prej 205.000 euro, transmeton Titulli.com.
Industria e Duhanit në Bujanoc ka afro 100 punëtorë dhe deri mëtani shumë herë është ofertuar për shitje pa sukses.