Është inauguruar të dielen projekti i madh i Lagjes së Lumtur, i cili është mbështetur nga Qeveria e Kuvajtit.
“Siç edhe ka qenë e planifikuar, në kuadër të festave të 28 nëntorit, jemi sot në inaugurim të Lagjes së Lumtur, në të cilën ka do të ketë shkollë profesionale si mundësi e vetëpunësimit, ekukim, përkujdesje ditore për fëmijët jetimë dhe nëna vetëushqyese, për personat me aftësi të kufizuara, gratë që janë viktima të dhunës në familje etj. Ky është njëri prej programeve më të mëdha dhe më unik që e ka Gjilani, por që do t’I trajtojë në mënyrë profesionale dhe të kujdesshme problemet e këtyre kategorive, pasi para ligjit dhe Zotit jemi të barabartë. I falënderoj të gjitha organizatat për bashkëpunimin e madh që e kemi pasur mes nesh. E falënderoj edhe donatorin, Qeverinë e Kuvajtit për jetësimin e këtij projekti”, ka thënë kryetari në detyrë i Komunës, Lutfi Haziri.
Në këtë ngjarje kanë folur edhe Nazife Jonuzi nga OJQ Liria, Fatmir Shurdhani, menaxher i Handikos, Bajram Spahiu, drejtor i Shoqatës së personave të verbër, të cilët e ka falënderuar kryetarin Haziri për mbështetjen e madhe që u ka ofruar këtyre kategorive.
Ndryshe, ndërtimi i projektit të Lagjes së Lumur kap koston e mbi 2.3 milionë dollarësh. /2LONLINE.com/