DYLON

Inaugurohet objekti i ri i QKMF’së “Dr. Nagip Rexhepi”

Inaugurohet objekti i ri i QKMF’së “Dr. Nagip Rexhepi”
Avatar photo Redaksia

Është inauguaruar sot objekti i ri i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) “Dr. Nagip Rexhepi”, i cili do të jetë mundësi e madhe për personelin shëndetësorë.

Kryetari në detyrë i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka falënderuar mantelbardhët për punën e madhe që e kanë bërë, sidomos gjatë përballjes me pandeminë COVID-19.

EkoHigjiena

“Sot, përtej ceremonisë, kam ardhur që t’i konfirmoj punët që janë arritur. Tash jemi gati që ta bëjmë bartjen e stafit për ta funksionalizuar Spitalin e Qytetit/QKMF “Dr. Nagip Rexhepi”. Me këtë rast, e falënderoj ish-ministrin Imet Rrahmani dhe tre ministrat tjerë, të cilët e mbështetën këtë projekt. Ju uroj festat e nëntorit dhe suksese në shërbimin ndaj qytetarëve, për ruajtjen e shëndetit të tyre. Faleminderit të gjithë mjekëve, infermierëve e punëtorëve teknikë për punën e madhe që kanë bërë gjatë menaxhimit të pandemisë COVID-19”, ka thënë kryetari Haziri.

Drejtoresha e QKMF-së, Dr. Arbenita Hajdari, pasi falënderoi kryetarin Haziri për mbështetjen në jetësimin e këtij objekti, tha se tash e tutje do të ketë shërbime shumë më cilësore ndaj pacientëve. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.