Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka gjetur përkrahje rekorde për zgjedhjet e 14 nëntorit nga banorët e lagjeve, 2 Korriku, Baja, Dheu i Bardhë e Fidanishte.
I impresonuar me këtë përkrahje madhështore, Haziri ka thënë se kjo e bën më të përgjegjshëm dhe angazhim edhe më të madh në punë.
“Faleminderit nga zemra për këtë besim të madh qytetar, përfshirë mësuesit, veprimtarët, bashkatdhetarët, familjarët e dëshmorëve, veteranët e luftës, të rinjtë e të rejat dhe të moshuarit në lagjet 2 Korrik, Baja, Dheu i Bardhë e Fidanishte. Këtë mbështetje të jashtëzakonshme për 14 nëntor, do t’ua kthej me angazhim edhe më të madh në punë. Me besim në Zot, Familje e Shtet, Gjilani do të mbetet i gjilanasve. Do të mbetem gjithmonë, Luta juaj!”, ka thënë kryetari Haziri.
Në këtë takim ka folur edhe Fitim Guda e Valentina Bunjaku – Rexhepi, të cilët thanë se kjo është kryengritje politike në mbështetje ndaj Lutfi Hazirit më 14 nëntor.
Zyra për Marrëdhënie me Publikun e LDK-së, Dega në Gjilan
/Hapësirë e rezervuar për fushatë/