Ish deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Imet Rrahmani, ka bërë me dije se ndihet i nderuar që Lidhja Demokratike e Kosovës i ka besuar për herë të dytë kandidimin për Deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës.
Ja postim i plotë.
Të dashur qytetarë, jam i nderuar që Lidhja Demokratike e Kosovës ma ka besuar për herë të dytë kandidimin për Deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës.
Falënderoj të gjithë votuesit dhe strukturat e partisë të Nëndegës së Arbërisë, të Degës në Gjilan, Kryesisë Qendrore dhe Këshillit të Përgjithshëm, që me besimin e tyre më mundësuan të jem i rreshtuar në Listën Fituese të LDK-së.