Rexhep Kadriu ka synim Kuvendin e Kosovës

Rexhep Kadriu ka synim Kuvendin e Kosovës

Nga sot, edhe zyrtarisht jam kandidat për deputet nga radhët e AAK-së, në listën e koalicionit AAK-PSD. Është nder të jesh pjesë e një liste me figura të dëshmuara në të gjitha segmentet dhe rrethanat e jetës shoqërore në vend. ka shkruar në profilin e tij në facebook, zëvendësministri në detyrë Rexhep Kadriu.

Ja postim i plotë:

Të nderuar qytetarë të Kosovës,

Nga sot, edhe zyrtarisht jam kandidat për deputet nga radhët e AAK-së, në listën e koalicionit AAK-PSD. Është nder të jesh pjesë e një liste me figura të dëshmuara në të gjitha segmentet dhe rrethanat e jetës shoqërore në vend. Lista e koalicionit AAK-PSD, është oferta më e mirë që i bëhet qytetarëve të Republikës së Kosovës. Në fakt, është listë që i prinë njeriu i dëshmuar në të gjitha etapat e jetës, kryeministri i Kosovës, lideri i pa krahasueshëm dhe i vendimeve historike, Ramush Haradinaj.

Të dashur gjilanas,

Qeveria Haradinaj, përgjatë dy viteve, ka qenë pran jush, pran nesh. Anamorava ishte fuqishëm prezentë në agjendën e Haradinajt, dhe kjo është dëshmua me ndarjen e qindra miliona eurove për projekte kapitale në Gjilan e Anamoravë në përgjithësi. Jemi angazhuar maksimalisht që taksat e qytetarëve tanë të përkthehen në investime, në të mirën e përgjithshme, dhe ia kemi arrit. Sot, Gjilani ka një pamje ndryshe, është më modern dhe më afër përmbylljes së temave infrastrukturore. Gjilani po ndryshon, dhe kjo fal seriozitetit tonë në punë dhe përkrahjes së kryeministrit Haradinaj.

Andaj, në ditët në vijim, do të kemi rastin që të bashkëbisedojmë hapur për të gjitha temat, qofshin ato nacionale, qofshin lokale. Ne po futemi në garë për të marrë besimin tuaj, ndërsa ju jeni skaneri më i mirë për secilin nga ne që do ta kërkojmë përkrahjen tuaj. Ju keni në dorën tuaj të ardhmen e fëmijëve tuaj, keni në dorë të ardhmen e Republikës sonë të krijuar me aq shumë gjak e mund. Ju jeni ata që do të vendosni se çfarë Republike do të jetë Kosova, me çfarë territori, pas 4, 8, 12, dhe 100 viteve. Sot është në pyetje ruajtja e asaj që është krijuar me përpjekje shekullore që rezultoj me luftën çlirimtare. Është nevojë kjo e shpërfaqur tani, ndërsa pak janë ata që këmbëngulin për ta ruajtur Kosovën si tërësi e njohur nga mbi 100 shtete. Dihet botërisht se kush dhe me çfarë vendosshmërie ka arritë ta faktorizojë Kosovën në botë dhe në raport me Serbinë.

Koncepti, Kosova shtet 100%, është alternativa e vetme!

I juaji,
Rexhep Kadriu

KOMENTE