“Gjithmonë krenar me Policinë e Kosovës, në çdo aksion e pandërprerë në mbrojtje të jetës së qytetarëve dhe në mbrojtje të Republikës sonë”, ka shkruar në profilin e tij, Ilmi Mustafa nga Gjilani, afarist i suksesshëm në Gjermani.
Mustafa që është edhe anëtar i kryesisë së AAK-së në Gjilan ka thënë se vendimi për dhënien e shtesave për rrezikshmëri, për sigurimet shëndetësore dhe jetësore për Policinë e Kosovës, duhet të ndodh menjëherë dhe pa menduar fare.
“Ata duan paga të dinjitetshme dhe kushte të mira për punë. Nuk mjafton veç mburrja për ta, duhet mbështetje në secilën pikëpamje. Ju lumtë djem e vajza të uniformuar të Kosovës!”, ka shtuar Mustafa. /2LONLINE/