Kur liria ishte një ëndërr ti Ilir e preke me duar, e përkëdhele si fëmijë, e pe rritën e saj dhe ishe i bindur se nuk ka rrugë tjetër përveç saj.
Ti kalove kufij kur ende jetohej me ankthin e frikës dhe me shikim nga jeta bëre që lufta të jetë rrugëzgjidhje dhe jo vetëm kaq, por ide e idealizuar deri ne vdekje për shtetin e ri të Kosovës.
Ti ishe në çdo kohë vetë liria dhe ecja nga duhet të niseshim.
Kur ikën 20 vjet memoria rikthehet në heshtje dhe portreti yt bëhet edhe më i madh i shfaqur kudo në histori, në jetë, në shtatore, në libra e mbi të gjitha aty ku vjen flladi i lirisë.
Ilir Konushevci është beteja më humane për jetë dhe shtetësi. Heroi i sotëm i takon amfiteatrit të madh shqiptarë i kthyer në balada, legjenda e çka jo…
/Izmi Zeka/