DYLON

Lutfi Haziri do të mbajë një ligjëratë para diplomatëve të shteteve të ndryshme

Lutfi Haziri do të mbajë një ligjëratë para diplomatëve të shteteve të ndryshme
Avatar photo Redaksia

Komuna e Gjilanit, në bashkëpunim me Akademinë Diplomatike te Kosovës, e cila është në kuadër të Ministrisë së Punëve të Jashtme, për dy ditë është duke mbajtur trajnime në Komunën e Gjilanit.

Në kuadër të kësaj, kryetari i Komunës, Lutfi Haziri, do të mbajë një ligjëratë, para diplomatëve të shteteve të ndryshme nga regjioni dhe Evropa, për Zhvillimin ekonomik, energjetiken, pastaj nevojat qe ka Gjilani si Komunë dhe regjion, prioritetet dhe asetet me të cilat disponon për mundësinë e investimeve të huaja në vendin tonë.

Ligjërata mbahet sot me datën 9 maj 2018, në ora 16:00, në sallën e Kuvendit të Komunës së Gjilanit, ku pjesëmarrës do të jenë 35 diplomatë, përfaqësues të shteteve të ndryshme dhe përfaqësues vendor.

EkoHigjiena

Pas kësaj ligjërate, do të behet një vizitë e përbashkët në shkollën shqipe në Letnicë.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.