Donacioni është nga Ecolog, Eurokoha dhe AWR Abbruch dhe prej tij, 12 mijë kite janë të dedikuara për IKSHPK-në (Kosovë), 2 mijë për Maqedoni dhe 1 mijë për Preshevën.
Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj tha sot se kontributi i donatorëve është përkrahje e madhe për luftimin e pandemisë Covid-19 ndërsa falënderoi profesionistët shëndetësor për kontributin e tyre në luftën kundër sfide të shëndetit publik në Kosovë.
Ai tha kështu në një aktivitet të mbajtur në Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, ku tre afaristë shqiptarë që veprojnë në Gjermani, Lazim Destani (Ecolog), Remzi Ejupi (Eurokoha) dhe Nazim Viqa (AWR Abbruch) i dorëzuan IKSHPK-së një donacion me 15 mijë kite për teste të Covid-19 (innuPREP Virus TS RNA kit), të cilat do të ndihmojnë procesin e testimeve kundër virusit Corona në Kosovë
Prej këtyre kiteve për testime, 12 mijë do të jenë për Kosovën, 2 mijë për Maqedoni dhe 1 mijë për Preshevën.
Në këtë ceremoni mori pjesë edhe Ambasadorit i Republikës Federale të Gjermanisë në Kosovë, z. Christian Heldt.
Para pranimit zyrtar të donacionit, ata vizituan Qendrën për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve ngjitëse në IKSHPK, ku nga drejtori i KSHPK-së, Naser Ramadani, u njoftuan për aktivitetin e qendrës gjatë kohës së pandemisë.
Ministri Zemaj, falënderoi profesionistët e IKSHPK-së për punën e bërë sikurse edhe profesionistët e shërbimeve të tjera shëndetësore, të cilët në këtë kohë, mundësuan që Kosova të qëndrojë mirë sa i përket menaxhimit të Covid-19.
“Sot kam kënaqësinë që e pranojmë një donacion të nevojshëm për qytetarët e Kosovës dhe përgjatë kësaj kohe, falënderimi shkon për heronjtë dhe profesionistët për punën në luftimin e pandemisë”, u shpreh ministri Zemaj.
Ambasadori Heldt tha se donacioni i sotëm është një kontribut i diasporës në Gjermani, derisa përgëzoi institucionet, punonjësit shëndetësor në Kosovë dhe qytetarët për bashkëpunimin në parandalimin e përhapjes së Covid-19.
Lasim Destani, Remzi Ejupi e Nazim Viqa thanë se janë të lumtur që mund të ndihmojë me kontributin e tyre dhe të diasporës dhe theksuan se iniciativa e tyre ishte ndërmarrë që në fillim të pandemisë, porse kërkesat në tregun ndërkombëtare ishin shumë të mëdha për të siguruar materiale për testim.
Edhe nga kjo ngjarje ju bë thirrje popullatës që të zbatojmë masat e Qeverisë dhe rekomandimet e IKSHPK-së për bartje të maskave, ruajtje të distancës fizike dhe mirëmbajtje të higjienës individuale dhe kolektive.