Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka bërë me dije se sot në Klinikën Infektive janë paraqitur tri raste të dyshimta me koronavirus.
Pacientët janë kontrolluar nga infektologët dhe janë marrë mostrat për testim laboratorik në SARS-CoV-2 dhe influenca A dhe B.
“Rezultatet nga testimi kanë dalë se pacientët në fjalë nuk janë infektuar me koronavirus, ndërsa njëri nga ata ka rezultuar pozitiv në gripin influenca B. Sot në Laboratorin e Mikrobiologjisë në kuadër të IKShPK-së, kanë shkuar edhe katër mostra një nga Klinika Pediatrike dhe tre nga Klinika Infektive. Ato janë trajtuar menjëherë dhe posa të dalin do të bëhen të ditura edhe rezultatet”, ka njoftuar IKShPK-ja.