DYLON

Haziri uron kryetarin e rizgjedhur të KBI-së në Gjilan, Naim Aliun

Haziri uron kryetarin e rizgjedhur të KBI-së në Gjilan, Naim Aliun
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka vizituar Bashkësinë Islame të Gjilanit, për t’i uruar ata për zgjedhjen e kryesisë së re dhe angazhimin në detyrat e reja për zhvillimin e projekteve të reja në aspektin e krijimit të kushteve të mira në shërbim të qytetarëve.

“Komuna e Gjilanit është e angazhuar për bashkëpunim maksimal me të gjitha institucionet qeveritare e joqeveritare në nivelin lokal, të tillë e kemi edhe përkushtimin për komunitetet fetare e në veçanti me Bashkësinë Islame, sepse është komuniteti më i madh dhe pikëpreken projekte të shumta që i kemi të përbashkëta. Ofrojmë bashkëpunimin e plotë në të gjitha fushat dhe do të jemi lojal në ecjen e përbashkët në realizimin e programit dhe planifikimit për zhvillim”, ka thënë kryetari Haziri.

Ndërsa, Naim Aliu, kryetar i rizgjedhur për mandatin e dytë ka falënderuar për bashkëpunimin e vazhdueshëm në të gjitha fushat dhe në të gjitha iniciativat për punën që bëhet në BI por edhe në xhamitë të cilat kryejn obligimin dhe punën e tyre me qytetarë. Do të jemi të gatshëm gjithmonë kudo që na kërkon vendi dhe detyra ka thënë ndër të tjerash kryetari Aliu.​

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.