Autoritetet policore të Gjilanit thanë se pas ndihmës dhe informatave të ofruar nga qytetarët dhe mediat, identifikohet vozitësi i cili rrezikoi komunikacionin duke transportuar masën e zhavorrit pa e siguruar me mbulesë adekuate.
Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë me dije se pas pranimit të informacioneve relevente sot me 04 gusht 2021 , është identifikuar vozitësi i automjetit i cili qartë shihet se rrezikon sigurinë në komunikacion duke bërë transportin e zhavorrit përmes kamionit transportues pa e siguruar paraprakisht masën transportuese të zhavorrit me mbulesë adekuate, transmeton Portali 2LONLINE.com.
Rasti ka ndodhur në rrugën magjistrale Gjilan – Kamenicë.
“Policia e Kosovës, njësitet e trafikut rajonal në Gjilan kanë ndërmarr masat duke e lokalizuar kundërvajtësin si dhe i është shqiptuar gjoba në bazë të ligjit. Kërkohet nga të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të ju përmbahen rregullave në trafik sepse zero tolerancë do të aplikohet ndaj secilit pa dallim”, ka thënë zëdhënësi Hashani, /2LONLINE.com/