DYLON

Akt vandal: Dëmtohet një pjesë e ndriçimit publik përskaj lumit në Viti

Akt vandal: Dëmtohet një pjesë e ndriçimit publik përskaj lumit në Viti
Avatar photo Redaksia

Komuna e Vitisë reagon ndaj akteve vandale në Viti, kësaj radhe nga personat e panjohur kanë dëmtuar një pjesë e konsiderueshme e ndriçimit publik për skaj të lumit në qytetin e Vitisë.

Serish persona të papërgjegjshëm kanë shkaktuar akte vandal mbi pasurinë e përbashkët komunal, konkretisht në qytetin e Vitisë, në pjesën përskaj lumit “Morava e Binçës” janë thyer dhe dëmtuar një pjesë e konsiderueshme e ndriçimit publik.

EkoHigjiena

Me këtë rast Komuna e Vitisë, shpreh indinjatën e thellë ndaj këtij akti vandal dhe ta papranueshme.

Fatkeqësisht edhe më parë komuna e Vitisë, ka qenë cak i akteve të tilla vandale nga njerëz që nuk ja duan të mirën e zhvillimit komunës sonë sikurse në rastin kur është bërë përdhosja e flamujve kombëtar në varrezat e dëshmorëve në Viti, dëmtimi i qëllimshëm i stadiumit të qytetit dhe gjeste të tjera të ulëta dhe të papranueshme në veçanti në pasurinë e përbashkët që ndërtohet me parat e taksapaguesve tanë.

Prandaj ju bëjmë thirrje çdo qytetari që ka informacione mbi rastet të tilla të njoftojë komunën e Vitisë apo Policinë e Kosovës me qëllim që të marrin masa dhe të identifikojnë keqbërësit.

“Komuna e Vitisë mbetet e përkushtuar për ta mbrojtur pasurinë tonë të përbashkët dhe për këtë kërkojmë bashkëpunimin e qytetarëve tanë”, thuhetn  ëreagimin e komunës. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.