Nesër, më 16 tetor 2024, ngaora 13:00, Bibliotekën e qytetit në Gjilan
IBRAHIM KADRIU NË “ORA E SHKRIMTARIT”
PenQendra e Shkrimtarëve të Kosovës, nesër vjen në Gjilan, përkatësisht në Bibliotekën e qytetit “Fan S.Noli”, përmes projektit “Ora e shkrimtarit”, e cila kësa radhe protagonist kryesor ka shkrimtarin e mirënjohur kosovar, madje dhe në përmasa ndërkombëtare, Ibrahim Kadriun.
Për natyrën e kësaj “Ore…” si dhe krjimtarinë e Ibrahim Kadriut, pritet të flasin studiuesi i letërsisë si dhe poeti Sali Bashota dhe romansieri e publicisti Binak Kelmendi.
Ndërsa pyetjes themelore të kësaj “Ore-je” – PËRSE SHKRUAJ, do t’i përgjigjet vetë Ibrahim Kadriu, i cili, natyrisht përmes një bashkëbisedimi, do t’iu përgjegjet edhe interesimeve të tjera të të pranishmëve .
Mirë ardhshi …
Ars Clubi “Beqir Musliu” Gjilan