/2L ONLINE/ – Ibish Ibishi anëtar i Kuvendit Komunal të Gjilanit nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka marrë një vendim interesant. Ai ka bërë të ditur se tani e tutje në Kuvendin Komunal do të angazhohet ndaras nga grupi i anëtarëve tjerë të AAK-së. “Kjo do të thotë se do të vazhdojë aktivitetin tim në AAK, por nuk do të jem pjesë e Grupit të këshilltarëve në Kuvendin Komunal”, ka sqaruar për Portalin 2L ONLINE, Ibish Ibishi.
Rikujtojmë se ky subjekt politik, që është pjesë e koalicionit qeverisës, ka katër ulëse në Kuvendin Komunal të Gjilanit që ka gjithsej 35 anëtarë.
Për më tepër, ja se si ai e sqaron këtë veprim të tij, rreth kësaj çështje.
Më posht po e japim deklaratën e tij të plotë dhënë 2L ONLINE-s:
***
“Para disa ditësh më ra në sy një shkrim ku autori kishte përshkrua zhvillimet pothuajse e të gjitha partive funksionale në komunën e Gjilanit, çka më bëri përshtypje nga ky shkrim ishte ajo që thoshte në kuptim të plotë të fjalës se nuk ka zhvillime të reja, as rritje a as personalitete të njohura apo edhe kishte përshkrua edhe zhvillimet që po ndodhin në skenën politike të Gjilanit lidhur me të akuzuarit qofshin ata Kryetar apo zyrtar te tjerë të Komunës situatë e cila tashmë është bërë e njohur për të gjithë qytetarët e Gjilanit por edhe më gjerë.
Sa për informim të opinionit edhe pse shumica e qytetarëve e dinë se në shumë vende të botës së civilizuar shumë prej qytetarëve nuk e dinë as kush është kryetar i Komunës e lere më personalitete të partive politike sa a janë të njohur apo jo për publik, atyre iu intereson që t’u krijohet jetë e mirë, zhvillim, perspektiva e rinisë, liri e lëvizjes, ekonomia, zhdukja e papunësisë,me qëllim që vendi të përparon-të zhvillohet, të krijohen kushte për jetë të mirë për qytetarin, për ta nuk është e rëndësishme personi, orientohen në programe të partive dhe nuk lidhen aspak për personin qoftë ai shef apo i fortë apo baba i partisë siç jem mësua të dëgjojmë ne çka domethënë se nuk qon shumë peshë personi a njihet apo nuk njihet në opinion. Ndryshimet në politikë nuk bëhen duke ikur nga arena e betejës në tribuna të spektatorëve!
Tek ne në Kosovë në përgjithësi nëse nuk të njeh opinioni si një person të “fuqishëm” pavarësisht se si ke mbërri të bëhesh i “fuqishëm”, ose nuk je i afërt me krerët e partive politike si në niveli qendror po ashtu edhe komunal për opinionin mbetesh i panjohur duke i shtuar edhe nëse nuk je zhurmaxhi, nuk bëhesh servil, nuk i “rrah shpinën” kreut të partisë apo nuk i rrinë afër që të dukesh në opinion si një aktivist i ngushtë i kreut edhe pse besimi qytetar nuk të mungon por nga modestia mbetesh i panjohur!
Personalisht për mua mbeten të papranueshme të gjitha përpos kësaj të fundit, besimit qytetar, mendoj se ky duhet të ishte elementi kryesor për fuqinë në organizatë, e që lirisht mund të them se pak po respektohet fuqia e votës,aktiviteti dhe kontributi prandaj si rrjedhojë e kësaj kur i shtojmë edhe mosangazhimin, mungesën e aktivitetit politik partiak nga ana e të “fuqishmëve” politika e gabuar e partisë niveli lokal, zhgënjimet kanë pru njerëzit deri te largimi nga partia…!
Angazhimi im, i shumë shokëve të tjerë bashkë-partiak aktiviteti si dhe kontributi ishte i pakursyer me faktin se në dy palë zgjedhjet e fundit komunale isha më i votuari në degë personalisht votuesit e mi kanë dëshmua se kam forcë politike pavarësisht mendimit të disa bashkë-partiakëve …!
Pas zgjedhjeve e deri më sot kishte pakënaqësi dhe zhgënjim edhe pse në bashkëqeverisje, nuk mund të themi se reflektuam shumë pozitivisht dhe aq sa kanë qenë pritjet e përkrahësve tanë, përpos tre posteve politike ndonjë projekti të realizuar në disa lokalitete, në disa shumë pak për të mos thënë hiq dhe prapë si rezultat i bashkëpunimit me qeverinë komunale asgjë më tepër nuk përfituam si organizatë!
Mendoj se nëse nuk ndryshon metoda apo modeli i politikës aktuale gjithherë ka me pas pakënaqësi dhe largime nga partitë politike për t’iu bashku një partie tjetër në shenjë hakmarrje apo reflektim i inatit edhe pse nuk besoj se trajtimi bëhet ndryshe nga aty ku ke investua për një kohë, prandaj është e domosdoshme të angazhohemi për të ndryshua këtë model dhe derisa mos të shoh reflektim shumë më pozitiv karshi votuesve dhe strukturës organizative të Partisë, unë do të angazhohem ndaras nga grupi i anëtarëve tjerë të AAK-së, që do të thotë se do të vazhdoj aktivitetin tim në AAK por nuk do të jem pjesë e grupit të këshilltarëve në Kuvendin Komunal. /2L ONLINE/