Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), në Kuvendin Komunal të Gjilan do të përfaqësohet me tre anëtarë (Ibish Ibishi, Nazim Gagica dhe Arta Haziri – Nuhiu), ndërsa siç mësohet, këtij Grupi të Këshilltareve të këtij subjekti politik, do t’i prijë Ibish Ibishi.
Ai e ka konfirmuar këtë për 2LONLINE, duke thënë se pas konsultimeve mes anëtareve të Kuvendit Komunal të AAK-së, me përkrahjen e dy anëtarëve tjerë dhe me miratimin edhe të kryetarit të AAK-së, Dega në Gjilan, Ibish Ibishi do të të jetë Shef i Grupit të Këshilltarëve të AAK-së.
Përndryshe, Ibishi që mori besim të jetë pjesë edhe e kësaj përbërje të re të Kuvendit Komunal, i dalë nga vota e zgjedhjeve të fundit, është në mandatin e tretë të tij. Ai tha se bashkë me dy të tjerë, ma angazhimin e tyre në këtë organ vendimmarrës. do të jenë përherë në shërbim të qytetarëve gjilanas.