Nënkolonel Shaban Azizi, zëvendësdrejtori rajonal i policisë në Drejtorinë Rajonale në Gjilan, ka bërë me dije për një vjedhje të rëndë që ka ndodhur në Kllokot.
Ankuesi i ka thënë policisë se derisa e kishte të parkuar veturën e tije Mercedes, me targa gjermane, në parkingun e një marketi, persona të panjohur, ia kanë thyer xhamin dhe nga vetura kanë vjedhur një çantë dore, në të cilën kishte të holla, rreth 320€ dhe një sasi ari në vlerë rreth 1300€
Po ashtu në të ishin edhe disa dokumente të identifikimit si patentë shoferi dhe disa kartela bankare.
Rasti i referohet NJHK-së.