U mbajtën diskutimet publike për planifikimin e buxhetit komunal në fshatrat Ramjan dhe Fshati i Ri

U mbajtën diskutimet publike për planifikimin e buxhetit komunal në fshatrat Ramjan dhe Fshati i Ri

Komuna e Vitisë, ka mbajtur diskutimet publike për planifikimin e buxhetit komunal 2018-2020 në fshatrat Ramjan dhe Fshati i Ri. Gjatë këtij diskutimi, Ibrahim Rama, Drejtor për Ekonomi, Financa dhe Zhvillim i njoftoj qytetarët me draft buxhetin komunal për vitin në vijim.

Kurse në pjesën e dytë të këtij diskutimi banorët e dyja fshatrave paraqitën kërkesat e tyre.

Thirrjes së komunës së Vitisë për të qenë pjesëmarrës të planifikimit të buxhetit komunal ju janë përgjigjur dje banorët e fshatrave Ramjan dhe Fshati i Ri. Megjithatë pjesëmarrja e qytetarëve në këtë diskutim publik në Fshatin e Ri ishte më i madh.

Gjatë këtyre diskutimeve publike, Drejtori për Ekonomi, Financa dhe Zhvillim, Ibrahim Rama i njoftoj qytetarët mbi draft buxhetin e vitit 2018. Ai bëri me dije se buxheti i vitit 2018 do të jetë më i madh krahasuar me atë të këtij viti por shtoj se kërkesat e qytetarëve janë të mëdha sidomos për investime kapitale.

“Edhe pse kemi një rritje të buxhetit për vitin 2018 ajo prapë është më e vogël se kërkesat e qytetarëve. Megjithatë komuna jonë ka vendosur që të bëjë një ndarje të drejtë të buxhetit komunal në veçanti në investimet kapitale në veçanti përmes këtyre diskutimeve publike ku përmes fjalës së qytetarit ne do të gjejmë prioritetet për investime”, u shpreh drejtori Rama.

Ai shtoi se edhe pse mjetet për investime kapitale janë të kufizuara komuna e Vitisë përmes donatorëve dhe partnerëve të saj do të vazhdoj të realizoj projekte që përmirësojnë jetën e qytetarëve.

Gjatë këtij takimi ai shfrytëzoj rastin që të kërkoj nga qytetarët që ti kryejnë obligimet shtetërore në veçanti taksat komunale si tatimi në pronë duke potencuar se mjetet e grumbulluara nga ky lloji tatimit do të ju kthehen përsëri qytetarëve në të mirat e përbashkëta përmes investimeve.

Në pjesën e dytë të këtyre diskutimeve banorët e dyja fshatrave pati një sërë kërkesash. Përderisa banorët e Fshatit të Ri kërkuan që komuna të ju siguroj ujë të pijshëm, të bëhet kyçja e disa ekonomive familjare në rrjetin e kanalizimit, të vendosët ngrohja qendrore e shkollës si dhe të ndërtohet një fushë futbolli për banorët e fshatit në veçanti për rininë.

Ata gjithashtu kërkuan që të realizohen edhe disa projekte infrastrukturore si në asfaltimin e rrugëve, ndërtimin e trotuarit, ndriçimin publik të fshatit por të shikohen mundësitë ligjore që të vendosën pengesa në rrugë për sigurinë e këmbësorë.

E banorët e Ramjan patën kërkesa të përafërta me banorët e Fshatit të Ri por megjithatë edhe ta kërkuan që të bëhet asfaltimi i disa rrugëve në brendësi të fshatit, të sigurohet uji i pijshëm si dhe të vendosët ndriçimi publik në fshat.

Gjithashtu Kadri Ismajli, Kryetar i këtij fshati ndër tjerash tha se Ramjani është ndër fshatrat e kësaj komune që më së shumti ka punuar me vetë kontribut duke falënderuar bashkëfshatarët për investimet e bëra por edhe institucionet komunale për mbështetjen e saj.

Ai gjithashtu kërkoj nga bashkëfshatarët që të gjithë qytetarët të kyçën në sistemin e grumbullimit të mbeturinave.

Kurse në këtë takim ka marrë pjesë edhe Nexhmedin Jakupi, Drejtor për Shërbime, Publike dhe Emergjencë i cili kryesisht ju është përgjigjur qytetarëve lidhur me pyetjet që kanë të bëjnë me shërbimet publike komunale.

KOMENTE